E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO konfirmon sulmin në Afganistan

NATO e ka konfirmuar sulmin që i është bërë një baze ushtarake amerikane në Afganistan, por përmes një deklarate ka thënë se asnjë pjesëtar i personelit të saj nuk është vrarë.  Aleanca veri-atlantike ka thënë se sulmi është karekterizuar nga një seri e shpërthimeve.

Më herët është raportuar se një grup i sulmuesve kamikazë kanë sulmuar një bazë amerikane në Afganistan, në afërsi të kufirit me Pakistanin duke nxitur edhe një përballje të armatosur.

Associated Press e ka cituar zëdhënësin e guvernatorit të Krahinës Nangarhar të thotë se militantët, që përfshin edhe sulmuesit vetvrasës e kanë sulmuar një zonë në rajonin Torkham mëngjesin e së hënës.

Raporti e citon zëdhënësin e talibanëve, Zabiullah Muxhahid të thotë se militantët e këtij grupi janë përgjegjës për sulmin të cilët kanë shkatërruar disa tanke, por kjo nuk është konfirmuar ende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›