Lavrov: Rusia do të përgjigjet nëse Britania e SHBA furnizojnë Ukrainën me raketa

“Trupat ruse do t’i përgjigjen dërgimit të raketave me rreze të gjatë veprimi nga Britania e Madhe dhe SHBA në Ukrainë“, kështu është shprehur ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, raporton BBC.
“Sa më i gjatë të jetë diapazoni i armëve që Perëndimi furnizon, aq më tej do të shtyjmë vijën nga e cila neo-nazistët mund të kërcënojnë Federatën Ruse,” tha Sergei Lavrov në një konferencë shtypi.
Rusia ka pretenduar se neo-nazizmi është i përhapur në Ukrainë, një pretendim që është hedhur poshtë nga Kievi dhe vendet perëndimore si të pabazë.
/rtsh.al/