Lavrov në OKB: Perëndimi do ta fshijë Rusinë nga harta

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, mbajti në fjalim të ashpër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në Nju Jork, ku tha se Perëndimi dëshiron ta fshijë Rusinë nga harta. Sipas Lavrov, perëndimorët kanë një rusofobi “groteske”, duke akuzuar se po përhapin dezinformata dhe gënjeshtra.
Ai shtoi se në Ushaington ka një “diktaturë” ndaj së cilës është nënshtruar edhe Europa.
“Në Perëndim ka një rusofobi groteske”. Ajo që duan të bëjnë perëndimorët nuk është të na mposhtin. Ata duan të na heqin nga harta, të na fshijnë nga harta. Në vend të dialogut ne duhet të përballemi me dezinformatat dhe gënjeshtrat e Perëndimit që minojnë besimin në ligjin ndërkombëtar dhe institucionet ndërkombëtare. Ka një diktaturë në Uashington dhe Evropa është e nënshtruar, Shtetet e Bashkuara janë pjesë e konfliktit në Ukrainë”, u shpreh Sergei Lavrov./ TGCOM
/rtsh.al/