E Diel, 1 Nëntor 2026

Lavrov zhvillon një vizitë zyrtare në Siri

Damask-Ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Damask, ku do të takohet me presidentin sirian Bachar al-Assad, bënë të ditur burime diplomatike ruse. ''Ministri rus do të diskutojë në mënyrë të veçantë për organizimin në Moskë të një konference ndërkombëtare për Lindjen e Mesme'', theksoi zëdhënësi i diplomacisë ruse, Andrei Nesterenko.

Në muajin janar, Rusia njoftoi se ishte e gatshme për organizimin e një konferencë për Lindjen e Mesme gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2009, por SHBA-ja dhe Izraeli nuk e pritën me entuziazëm këtë kërkesë ndryshe nga palestinezët me të cilët Moska mban marrëdhënie të mira që në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Lavrov do të marrë pjesë edhe në takimin treditor të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI), që nisi sot në Damas. Rusia së bashku me Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe SHBA-në pjesë të kuartetit ndërkombëtar për paqen në Lindjen e Mesme po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin që ka përfshirë rajonin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›