E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode takime në Dibër

Dibër -Ministri i Financave Ridvan Bode, është ndalur në Dibër, përkatësisht në komunat Tomin, Sllovë dhe Kalaja e Dodës në rrethin e Dibrës. Gjatë takimeve, Bode është ndalur në disa nga investimet e qeverisë demokratike për zonën e Dibrës, vecanërisht në infrastrukturën rrugore. Brenda 6 mujorit të parë të vitit 2010, është shprehur Bode, do të përfundojë rruga Peshkopi-Kukës, me një fond prej 7miliard lekësh, në një gjatësi prej 70 km, dhe me gjerësi 9 m.

“Aktualisht po punohet në dy lote dhe brenda muajit Qershor do të fillojë puna edhe në dy lotet e tjera të kësaj rruge. Gjithashtu po vazhdon puna në rrugën e Arbrit dhe në atë Bulqizë-Peshkopi. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore do të krijojë më shumë mundësi zhvillimit për banorët e zonës së Dibrës. Qeveria Shqiptare do të vazhdojë të investojë edhe në ujsjellsa, kanalizime, ngritjen e qëndrave të reja shëndetësore dhe shkolla”-theksoi Bode.

Ai theksoi se Dibra është lënë në haresë jo vetëm gjatë sistemit komunist, por edhe në periudhën e qeverisjes së vendit nga socialistët. “Duke krahasuar investimet midis qeverisjes së majtë dhe asaj demokratike, Bode ka folur me gjuhën e shifrave. Në 4 vite, 2005-2009, për këtë zonë janë investuar 25 miliard e 800 milion lekë ose 12 herë më shumë krahasuar me vitet e qeverisë socialiste”-theksoi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Bode ka folur edhe për reformat e ndërmara nga qeveria në këto 4 vitet e fundit të cilat përmirësuan imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Si rezultat i reformave politike, fiskale, ekonomike dhe sociale, duke goditur krimin dhe korupsionin ne, ka theksuar ai, thyhem barierat e vendosura nga socialistët, duke u antarësuar në NATO dhe duke kandiduar për tu antarësuar edhe në familjen e madhe evropiane. Në vitin e parë të mandatit të dytë të PD, ka vijuar Bode, shqiptarët do të lëvizin lirisht në vendet e BE, duke realizuar kështu ëndrrën e fillimit të proceseve demokratike ”E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›