E Diel, 1 Nëntor 2026

Lazarat, ndalohen 6 kamionë me pleh kimik

GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës ka blllokuar kamionë me pleh kimik në hyrje të fshatit Lazarat, i njohur për kultivimin dhe prodhimin e kanabisit. Policia nuk jep shumë detaje të operacionit por thotë se kamionët janë ndaluar në hyrje të fshatit.

Lazarati është i njohur për kultivimin dhe prodhimin e bimës kanabis. Në dhjetëra operacione policore, janë sekuestruar sasi të mëdha kanabis të cilat janë kultivuar dhe prodhuar në Lazarat dhe më pas trafikohen drejt vendeve të Europës.

Operacioni i policisë përkon me periudhën e nisjes se kultivimit te lëndës narkotike.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›