E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael, Teoria e Ajnshtajnit ekspozohet për publikun

JERUZALEM- Dorëshkrimi origjinal i plotë i “Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit” të Albert Ajnshtajnit, u ekspozua dje për të parën herë për publikun, në një ekspozitë të Akademisë së Shkencave dhe Humanitare të Izraelit.

Punimi në 46 faqe, që paraqiste revolucion në pikëpamjet e shkencëtarëve lidhur me universin dhe që ka mundësuar një shekull të zbulimeve të mëdha, ishte shkruar nga Ajnshtajni në Berlin, në vitin 1916, dhe i ishte dhuruar Universitetit Hebre të Jerusalemit, gjatë inaugurimit të tij në vitin 1925.

Teoria e ka avancuar një model plotësisht të ri të hapësirës, kohës dhe gravitetit, që e ka shtruar rrugën për zhvillimin e teknologjive më moderne.
(s.g/europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›