E Diel, 1 Nëntor 2026

Lazarat,vijon aksioni për bllokimin e kultivimit të kanabisit, ndalohen 49 punëtorë

Policia e Gjirokastrës vijon aksionin për bllokimin e kultivimit të kanabisit në fshatin Lazarat.

Gjatë një aksioni të ndërmarrë mëngjesin e sotëm, policia ka bllokuar mjetet që transportonin ujë dhe pleh drejt fshatit si dhe ka ndaluar edhe 49 persona të cilët besohet se do të punonin në Lazarat për kultivimin e bimës narkotike.

Vetëm pak ditë pas rikonfirmimit të Lazaratit si prodhuesin më të madh të bimëve narkotike në Shqipëri, policia e Gjirokastrës ka nisur zbatimin e një plani masash që ka për synim bllokimin e mjeteve ndihmëse për kultivimin e Kanabis sativa.

Pak ditë parë, raporti i monitorimit të vendit nga ajri tregoi se Lazarati është kryeqendra e kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri ,e një prodhim prej 900 kilogramësh në vit me vlerë 4.5 miliard euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›