Vasili: Rritje të biznesit dhe mirëqënie për qytetarët, kapitalizmi që ofrojmë ne
Një biznes të shëndoshë në treg dhe më shumë të ardhura për buxhetet familjare. Ky është kapitalizmi që do të ofrojë për qytetarët shqiptarë mazhoranca e re qeverisëse. Zëvendës.kryetari i LSI, Petrit Vasili, në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj ndërsa deklaroi se bashkëqeverisja 1 mujore dhe pse jo efektive me PS po shkon shumë mirë, shpalosi edhe sfidat e 100 ditëshit të parë qeverisës.
Forca jonë LSI-PS u testua në zgjedhjet e 23 qershorit , me rezultat spektakolar. Dyshimet janë davaritur. Projekti i krijimit të qeverisë së re eci me rrugën e një sinkronizmi politik, eci në rrugën e një pozitiviteti, të një bashkëpunimi që ecën dhe përparon. 100 ditëshi i parë është sfidë e disa veprimeve emergjente për të vënë në vend disa gjëra që e pengojnë për të ecur shpejt. Por me rëndësi është sesi kjo mazhorancë e shikon veten për katër vjet. Duhet sqarim i qartë i financave të shtetit, të mos kemi shthurje të sistemit fiskal, arsimi, shëndetësia. Në këtë 4 vjecar qeveria do ecë në atë drejtim që biznesi të lëvizë dhe buxheti familjar të ketë më shumë të ardhura. Ky është kapitalizmi i mazhorancës së re. Të tërë sektorët do kenë rëndësinë e tyre, por fokusi kryesor do jetë këtu tha ai.