E Shtunë, 31 Tetor 2026

Le Bron James, më i miri i të gjitha kohërave?

Mediat sportive amerikane kanë një dilemë të madhe nëse Le Bron James është basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Fenomeni i Miami Heat po kalom edhe një edicion të jashtëzakonshëm duke qenë lider i kampionit aktual edhe në këtë edicion.

USA Sport, ESPN, e American Sport që tani kanë vënë në pikëpyetje nëse James është më i mirë edhe se legjendari Michael Jordan. Në ndeshjen me me La Lakers, James bëhet basketbollisti i parë që ka shënuar 5 herë rresht mbi 30 pikë.

Ky është rekordi i tetë personal në NBA për mbretin James. 30.1 pikë për ndeshje është efikasiteti i James në këtë edicion ndësa mbetet favorit që për herë të katërt të shpallet si MVP.

Për shumë analist James pas 2-3 vitesh mund të konsiderohet si basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, duke qenë rivali më i denjë për legjendarin Michael Jordan./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›