E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real-Man United, i bashkon edhe biznesi

Real Madrid dhe Manchester United nesër do të jenë kundërshtarë në fushë, në ndeshjen e madhe shumë të përfolur në mediat sportive.

Dy gjigandët e futbollit evropian janë të njohur për bizneset e tyre në futboll duke bërë transfere të bujshme. Është skuadra e Manchester United ajo që Realit i ka marrë milionat nga shitja e superyjeve, ndërsa është Reali skuadra që ka fituar megayje të futbollit botëror.

Shitja e David Beckham është një nga më të bujshmet. Por kur është në pyetje vlera e lojtarit patjetër që transferimi i Cristiano Ronaldos mbetet i paharruar dhe ende i pa kaluar kur nga Manchester United kaloj në Real Madrid.

Edhe transferimi i Ruud Van Nistelroyt është një nga transferet e mëdha që United i ka shitur Realit. Kalimi i mbrojtësit argjentinas Gabriel Hainze nga United te Reali poashtu është një nga bizneset mes dy skuadrave të mëdha.

United nga Reali e bleu para disa vitesh yllin anglez Michael Owen i cili nuk e gjeti veten as në Real e as në Manchester

Në historinë e dy skuadrave njihet edhe transferimi i anglezit Laurence Cuningham kur në edicionin 1983-84 kaloj nga Reali te Man United./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›