E Shtunë, 31 Tetor 2026

Le peng vajzen per nje doze

Nuk kishte para qe te paguante drogen, ndaj i le shperndaresit peng vajzen e saj 1 vjecare. Ngjarja ka ndodhur ne Brazil, ku nje toksikomane 21 vjecare vendosi te lere peng per disa dite, vajzen e saj pasi nuk kishte para qe te paguante drogen qe kishte marre. Ishte gjyshja e vogelushes, e cila e denoncoi te bijen tek autoritetet. Ajo i tregoi agjenteve te policise se trafikantet kerkonin pagesen prej 100 real (monedha braziljane), shume kjo e barazvlefshme me 30 euro, te cilat ajo nuk kishte ti paguante. Teper e shqetesuar per te mbesen, ajo vendosi te denoncoje kete rast tek forcat e rendit. Ishte pikerisht policia e Montes Klaros, qe rekuperoi vogelushen, e cila fatmirsisht ishte ne gjendje te mire shendetesore. Tani femija ndodhet nen kujdestarine e gjyshes se saj, ndersa e ema u shtrua ne nje klinike dezintoksimi. Ajo rrefeu se nuk mund te rezistonte pa marre dozen e nevojshme, ndaj dhe e la femijen ne duart e trafikanteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›