Leao në stadium për të parë idhullin e fëmijërisë, Neymar i dhuron fanellën

Neymar shënoi dy gola për Santosin, por të gjithë sytë ishin nga tribunat për shkak të pranisë së Rafael Leaos. Portugezi, me pushime në Brazil, shkoi të shihte një ndeshje të brazilianit, idhullit të tij të fëmijërisë.
Pas ndeshjes mes Santos dhe Chapecoense, e cila përfundoi në barazim 2-2, lojtari i lindur në vitin 1999 mori si dhuratë një fanellë të Santos me emrin e tij, ndërsa festoi duke parë talentin brazilian të shënonte.
Sikur të mos mjaftonte kjo, në fund të ndeshjes, Neymar i dha lojtarit portugez edhe fanellën e tij.