E Diel, 1 Nëntor 2026

Skuka-Human, Partizani mposht Skënderbeun në miqësore

Partizani ka triumfuar me rezultatin 2-0 në miqësoren përballë Skënderbeut të zhvilluar në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit.

Të kuqtë zhbllokuan sfidën në minutën e 37-të me një penallti të kthyer në gol nga Skuka, ndërsa dyfishuan shifrat në minutën e 81-të me Human.

Kjo është fitorja e parë e Partizanit nën drejtimin e trajnerit Bratu, ndërsa në miqësoren e parë u mposhtën nga Besa e Kavajës me rezultatin 2-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›