E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ledesma, rri nëse ka projekt bindës

Pasi u la jashtë ekipit për një pjesë të sezonit, Cristian Ledesma mendon sërish për Lazion. Futbollisti argjentinas do të dëshironte të qëndrojë në Lazio, por vetëm nëse klubi përgatit një projekt bindës.

“Për momentin mund të mendoj vetëm për të tashmen. Në fund të sezonit do të shohim, por siç e kam thënë edhe më parë, unë jam i gatshëm të qëndroj këtu. Gjëja kryesore që do t’ia kërkoj klubit, kur të flasim për vazhdimin e kontratës, do të jetë një projekt bindës dhe në rritje”, tha Ledesma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›