E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqipërisë, Teuta gati për gjysmëfinalen e kthimit

Me pozitat në kampionat të komplikuar keq, në vendin e 9-të në renditje pas 26 javësh kampionat, Teuta kërkon tani rrugën drejt një vendi në Kupat e Europës nëpërmjet Kupës së Shqipërisë. Durrësakët do të luajnë të mërkurën në "Loro Borici" gjysëmfinalen e kthimit kundër Vllaznisë, e për bregdetarët detyra kryesore është të ruajnë avantazhin 1-0 të arritur në Durrës.

“Në kampionat po rrezikojmë shumë. I jemi larguar shumë objektivit. për të arritur objektivin Europë e vetmja mënyrë është Kupa” tha trajneri i Teutës Ylli Shehu.

Teuta ka në favor të rezultate, për ndeshjen në Shkodër, sepse cdo fitore dhe barazim do ti jepte të drejtën të kualifikohej në finalen e 9 majit në Tiranës, por nëse shënon në Loro Borici, ashtu si Shehu kërkon nga skuadra e tij, atëherë durrësakët mund ti lejojnë vetes edhe një humbje me një gol diferencë.

“Kemi humbur shumë raste. Nuk është se nuk kemi dalë përpara portës. Në Shkodër do të shkojmë për të shënuar për vetë faktin se goli nga favorizon. Nuk do qëndrojmë mbrapa. Do vazhdojmë të sulmojmë” tha Shehu.

Ndërkohë, po nesër do të përcaktohet edhe skuadra e dytë finaliste, mes Shkumbinit dhe Besës, që pas barazimit 1-1 në Kavajë do të sfidojnë njëri-tjetrin në 90 minutat e dyta në Peqin.

Eno Skarço Azhornuar së fundi ( e martë , 06 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›