E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Përdorim gazi në gjithë vendin

Shqipëria duhet të marrë masa konkrete për krijimin e infrastrukturës së përdorimit të gazit në të gjithë vendin. Në mbledhjen e radhës së qeverisë kryeministri Berisha tha se politika e gazifikimit të vendit duhet të ecë me shpejtësi. Sipaas tij Shqipëria është një nga vendet e pakta pas sistem përdorimi të gazit. "Gazi është alternativë energjie me rëndësi dhe kusht për uljen e përdorimi të energjisë",tha Berisha.

Në lidhje me këtë proces, i emërtuar nga kreu i qeverisë si proces i gazifikimit, Këshilli i Ministrave ka marrë sot dhe një vendim të posaçëm.

Ai është ndalur në progresin që ka përdorimi i gazit në vend, si një burim energjie më pak i kushtueshëm.
Berisha ka përmendur dhe faktin se Shqipëria është një prej vendeve ku kryqëzohen disa prej projekteve të ndërtimit të gazsjellëseve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›