Ledri pajtohet me shokët e vjetër

Ledri Vula dhe Baba Stars duken më të shoqëruar se kurrë. Anëtari i këtij grupi, Agon Amiga, ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë, me ç’rast edhe ka ftuar miq e dashamirë të shumtë.
Përveq anëtarëve të Baba Stars, i ftuar ka qenë edhe Ledri Vula.
Muaj më parë Ledri Vula kishte vendosur të ndahej nga e ish e dashura Dafina Zeqiri, dhe të largohej nga Skillz dhe nga Baba Stars.
Ledri kishte marrë këtë vendim pasi që “shokët” e tij nuk u solidarizuan me të pas përplasjes që ai kishte pasur me ish të dashurin e Dafina Zeqirit.
Disa foto të postuara në rrjetet sociale, po në këtë dasmë, tregojnë se “shokët e vjetër” duken të lumtur së bashku./Indeksonline/