E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyonce tregon më shumë nga ç’duhet

Nuk është rastësi që ajo cilësohet si mbretëresha e skenës, dhe këtë gjë e ka treguar edhe gjatë xhirimit të videos së re muzikore në Brooklyn dhe New York.

Por këngëtarja 31 vjeçare është fotografuar në pozicione pikante gjatë edicionit të dytë të Annual Budweiser Made In America Music Festival në Philadelphia.

Ndërsa turma thërriste emrin e saj, ajo performonte gjithë energji në skenë, ndërsa e veshur me një trupore të bardhë tyli, ka treguar më shumë nga sa duhet në të pasme, teksa mbathjet i ishin mbledhur shumë, duke i lënë fare pak vend imagjinatës.

Kujtojmë këtu se Beyonce i preu flokët shkurt, por ndërsa nuk ndihej rehat me ndryshimin e saj, ka vendosur extation për ti zgjatur sërish./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›