Legalistet: Devijim qarkullimit, trafiku kercenon besimtaret
Keshilltari i Partise "Levizja e Legalitetit" ne Bashkine e Tiranes, Agim Kraja, ka deklaruar dje se qe nga data 28 maj ka depozituar prane sekretarise se Keshillit Bashkiak Tirane nje projektvendim qe duhej te shqyrtohej ne mbledhjen e radhes se ketij Keshilli. "Thelbi i projektvendimit eshte devijimi i trafikut perreth xhamise se Et'hem Beut ne ditet e premte dhe ne kohen e mesdites kur besimtaret myslimane kryejne ritet e tyre", - tha Kraja. Sipas tij, besimtaret myslimane ndihen te rrezikuar per shkak te trafikut te automjeteve, duke qene se ata falen ne ambiente te jashtme, kryesisht ne trotuare. "Kjo situate pritet qe te jete e pandryshuar deri ne ndertimin e xhamise se re. Qarkullimi i automjeteve perreth besimtareve qe jane duke kryer ritet e tyre perben rrezik aksidenti dhe eshte kercenim serioz per jeten", - tha keshilltari Kraja. Vec kesaj, perfaqesuesi i legalisteve ne bashki thote se per cdo besimtar, kryerja e lutjes eshte nje moment sublim qe kerkon qetesine dhe perqendrimin e nevojshem. "Qarkullimi i automjeteve ngjitur me besimtaret qe jane duke kryer kete rit, jo vetem qe i shqeteson ata, por mund te keqkuptohet edhe si nje indiference dhe mungese respekti karshi nje grupi te caktuar shoqeror", - vijon ne relacionin e tij, Agim Kraja, perfaqesues i Partise "Levizja e Legalitetit".