"Nuk kishim urdher per te qelluar, turma na sulmoi"
Tirane - Demonstruesit e dhunshem i kercenuan me jete dhe u kthyen ne rrezik gjate sulmit te kryeministrise, ndaj dhe ne kushtet e mbrojtjes se institucionit eshte qelluar me arme ne drejtim te turmes, por jo me qellim per te vrare. Per te shtenat nuk ka pasur nje urdher dhe kete e ka deshmuar ne procesin gjyqesor per ngjarjet e 21 Janarit te vitit te kaluar, numri dy i Gardes se Republikes, Alfred Ahmetcenaj. Ish kreu i institucionit, qe u akuzua fillimisht si pergjegjes per 4 demonstruesit e vrare, deshmoi dje per me shume se nje ore e gjysme, ne procesin ndaj tre te akuzuarve Agim Llupo, Ndrea Prendi dhe Margarit Kume, ne Gjykaten e Tiranes.
Ahmetcenaj, i cili ka qene me pare dhe nje nga te akuzuarit kryesore, deklaroi se "as une dhe as ndonje nga zinxhiri komandues i Gardes nuk ka dhene urdher per te qelluar me 21 Janar, por efektivet kane qelluar me arme per shkak te intensitetit te larte te sulmit qe demonstruesit ushtronin ndaj forcave te Policise dhe Gardes, duke kercenuar dhe me jete". Ish-nenkomandanti deklaroi se sulmi arriti kulmin kur nje makine tip "Benz" cau porten kryesore dhe demonstruesit hyne ne rrethimin e kryeministrise, duke rritur rrezikun per jeten dhe institucionin. Alfred Ahmetcenaj nuk pranoi te kishte dijeni se ne Bulevard te ishin vrare 4 demonstrues. I pyetur nga gjykatesja Arjana Caco, nese kishte dijeni per ndonje demonstrues te lenduar gjate 4 oreve te sulmit, Ahmetcenaj deklaroi se "nuk kisha asnje dijeni". "Ne kemi vepruar konform ligjit per mbrojtjen e institucionit dhe perdorimit te armeve, duke ruajtur objektet e sigurise se vecante, ne kete rast Kryeministria", tha deshmitari. Gardisti kujtoi se gjate demonstrates persona te panjohur ne turme kane kercenuar me jete efektive te Gardes, duke iu drejtuar atyre fjale te tilla si "hidhni armet", "kemi per t'ju vrare", "mos qelloni" etj. "Ne degjuam ne momentin qe hyri makina ne porten e kryeministrise se ajo do te plaste, se kishte tritol ne bagazh. Ndersa me pas dallova komandantin Ndrea Prendi te gjakosur ne sy", - tha Ahmetcenaj.
Po dje deshmoi dhe Haiz Ceco, pergjegjes armatimi ne Garde, i cili sqaroi proceduren e marrjes dhe dorezimit te armeve nga efektivet e Gardes, qe kane qene ne detyre me 21 Janar. Nje tjeter perfaqesues i Gardes deshmitar ka qene edhe Dashamir Shehu, zyrtar i akuzuar pas ngjarjeve nga Prokuroria. Deshmitare ne procesin gjyqesor jane edhe Mark Nikolli dhe Gazmend Ahmetaj, efektive te grupit te zjarrit, per te cilet u ngrit akuza per vrasjet dhe me pas u pushua.
Te akuzuarit per 21 Janarin dhe procesi
Per ngjarjet e 21 Janarit jane marre nen akuze ne banken e te pandehurve, ish-Komandanti i Gardes, Ndrea Prendi, qe gjykohet ne masen "arrest shtepie", shoferi i tij Margarit Kume dhe gardisti tashme i arrestuar, Agim Llupo. Ata akuzohen per vrasjen e protestuesve Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Ne proces eshte edhe IT i kryeministrise, Armando Kasaj, per fshirjen e filmimeve, i cili seancen e ardhshme meson verdiktin pasi pranoi gjykimin e shkurtuar. Prokuroria kerkoi 2 vite burgim me gjykim te shkurtuar per "shperdorim detyre" ndaj administratorit te serverit te institucionit.