E Diel, 1 Nëntor 2026

Legaliteti, Doçi: Unë, një zë ndryshe në Parlamentin Shqiptar

Tiranë, 25 qershor - Kryetari i partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahiu dhe kandidatë të tjerë të PLL të qarkut të Tiranës ishin në Sheshin Demokracia të qytetit Studentit për ti dhënë mbështetjen e tyre z. Agim Doçi i cili është kandidat i kësaj partie për këtë qark.

Agim Doçi foli për vlerat e partisë Lëvizja e Legalitetit kandidat i së cilës është dhe shtoi se do të jetë një zë ndryshe në Parlamentin Shqiptar duke qenë zëri kombëtar i shqiptarëve, nacionalistëve, traditës, artit dhe kulturës tonë.

Duke ironizuar të majtën z. Doçi tha se E majta ka rënë aq poshtë dhe është aq inekzistente, saqë shoqëria shqiptare duhet të shqetësohet seriozisht për mungesën e opozitës në këtë fushatë dhe gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës.

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu ndër të tjera tha se Nga ky shesh ku morën rrugë proceset demokratike, ne rikonfirmojë vendosmërinë e legalistëve për të qenë pjesë thelbësore dhe e pandalshme e këtij procesi duke kontribuar për Atdheun dhe Kombin tonë.

e.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›