E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka: Berisha të reflektojë, ndaj sulmeve dhe diversioneve mbi PDK

Kurbin, 25 qershor NOA - Kryetari Demokristian, Nard Ndoka, ka qenë sot në Kurbin ku gjatë fjalës së tij ai i ka bërë thirrje kryeministrit dhe njëkohësisht kryetarit të PD-së, Sali Berisha, të ndalë sulmet dhe diversionet ndaj demokristianëve.

Një kryeministër serioz, një doktor dhe një qytetar human kur vritet një kundershtar politik i shpreh ngushëllime, Berisha nuk e bëri këtë sepse nuk është i tillë tha Ndoka.

Berisha krenohet me spote për sukseset e qeverisjes në shëndetësi, duke përmendur ligje e vendime që në fakt mbajnë firmën time si Ministër i Shëndetësisë shtoi më tej kreu i demokristianëve.

Ndoka i kujtoi demokratëve dhe Berishës se pas 28 qershorit ai dhe partia e tij do të kërkojnë votën parlamentare të PDK sepse ne dhe vetëm ne jemi forca përcaktuese e mazhorancës së ardhshme.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›