E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, emrat e 5161 fituesve që marrin tapinë e shtëpisë

TIRANË - Kamza tashmë mund të quhet e gjitha legjitime edhe pse në kaos urban dhe e ngritur mbi bazën e zaptimit te tokës. Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për legalizimin e 5000 banesave të reja në qytezën e re krijuar pas '90 në periferi të Tiranës.

Duke folur për këtë vendim, kryeministri tha se "në këtë mënyrë përfundon legalizimi në një qytet të dytë të madh të krijuar gjatë këtyre viteve, siç është Bashkia e Kamzës".

Në këtë kuadër, Kryeministri ritheksoi se Agjencia e Legalizimeve ia ka dalë të mbledhë deri tani 9 milion euro të cilat po jua shpërndan ish pronarëve të trojeve të zëna nga ndërtimet ilegale dhe se ky proces po ecën në përputhje me ligjin.

Sipas tij, me këto 5000 leje, mbyllet procesi i legalizimit në Kamzë.


Shikoni dokumentin ne pdf
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›