E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet skadon afati per 7000 tapi sa gjobiten shkelesit

Skadon afati per 7042 posedues te ndertimeve informale. Nis aplikimi i gjobave ne masen 25 te detyrimit

Skadon afati per qytetaret qe duhet te paguanin faturat e legalizimit te ndertimeve pa leje. Me 22 nentor Agjencia e Legalizimit Integrimit dhe Urbanizimit te Zonave/ Ndertimeve Informale publikoi listen e 7042 ndertimeve informate por njekohesisht informoi se poseduesit e tyre kishin vetem 30 dite afat per te terhequr faturen e pageses dhe per te shlyer detyrimet ne banke. Tashme ky afat ka perfunduar nderkohe qe sipas burimeve nga ALUIZNI mesohet se vetem nje pjese e vogel e qytetareve kane terhequr faturat e ndertimeve informale. Mungesa e bashkepunimit te qytetareve ve ne rrezik perfundimin e ketij procesi brenda vitit 2011 ashtu sic ishte paralajmeruar nga Qeveria. Agjencia ka vijuar dhe me tej publikimin e listave per te cilat eshte gati dokumentacioni tekniko-ligjor.

Skadimi i afatit

Qytetaret refuzojne te paguajne detyrimet ndaj shtetit per te bere ne kete menyre legalizimin e ndertimeve te tyre informale. Burime nga ALUIZNI kane pohuar per gazeten se skadon tashme afati per plot 7042 posedues te ketyre ndertimeve lista e te cileve eshte shpallur me 22 tetor. Per te gjithe keta posedues te ndertimeve informale eshte bere gati tashme prej nje muaji i gjithe dokumentacioni tekniko-ligjor dhe financiar por vetem nje pjese e vogel e tyre kane terhequr faturat prane agjencise. Kujtojme keta posedues qe pas shlyerjes se detyrimeve te paraqesin prane drejtorive perkatese te ALUIZNI-t i dokumentacionin financiar qe verteton shlyerjen e pagesave ne menyre qe te pajisen me lejen e legalizimit te objektit. Puna per permbushjen e objektivave ligjore sipas afateve te percaktuara ne planveprim eshte ne vazhdimesi. Theksojme gjithashtu se poseduesit e ketyre ndertimeve informale kane 30 dite afat per te shlyer detyrimet ne te kundert ata gjobiten ne masen 25 per qind. Afati nis me berjen publike te ketyre listave - njoftonte ALUIZNI. Por ketij paralajmerimi duket se i jane pergjigjur shume pak qytetare. Mungesa e bashkepunimit nga qytetaret eshte shprehur si shqetesim dhe nga ministri i Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi. Gjate diskutimit te projektbuxhetit te vitit 2011 pak dite me pare ne Komisionin e Veprimtarise Prodhuese ai ka deklaruar se po hasen mjaft veshtiresi per sa i perket shlyerjes se pagesave edhe pse jane krijuar vazhdimisht lehtesira. Ligji ka dhene lehtesi si bonot e privatizimit pagesa simbolike per shume ndertime marrje kredish etj. por perseri mijera qytetaret po refuzojne te paguajne detyrimet. Nga administrata jane perfunduar 70 mije dosje por kemi nje problem tjeter ate te pagesave - ka pohuar Olldashi. Ministri eshte shprehur me tej se me se 50 mije leje te tjera legalizimesh do te jepen vitin tjeter. Ne total kane qene 220 mije ndertime informale ne proces nga te cilat gjysma jane ne toke private. Deri tani sipas ministrit Olldashi administrata ka mbyllur gjysmen e dosjeve.

Procedura si te marresh tapine e shtepise

Ligji per legalizimin e ndertimeve informale dhe vendimet e herepashershme te marra nga qeveria percaktojne listen e plote te ndertimeve pa leje te cilat fitojne te drejten e legalizimit. Procedura fillestare ka nisur me deklarimin e ndertimeve informate e cila behet kundrejt nje fature sherbimi prej 4 mije lekesh. Vijohet me tej me verifikimin ne terren te ketyre ndertimeve informale dhe pergatitjen e dokumentacionit te plote tekniko-ligjor nga ana e Agjencise se Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale. Dokumentacioni percakton ne menyre te detajuar te gjitha te dhenat e prones si dhe faturen e financiare qe duhet te paguaje poseduesi i saj per te marre tapine e shtepise. Pas pergatitjes se ketij dokumentacioni behet publik emri ne media po ashtu pergatitet dhe fatura financiare per cdo posedues. Pas publikimit ne media te emrit qytetaret kane 30 dite afat qe te paraqiten prane drejtorise se ALUIZNI-t ne zonat perkatese dhe te terheqin faturen e pageses. Me pas sipas kesaj fature duhet te derdhin ne bankat e nivelit te dyte detyrimin perkates ndaj shtetit. Me pas me mandatin e pageses se dhene nga bankat ata paraqiten prane ALUIZNI-t per te marre tapine e shtepise se tyre. Qeveria per te lehtesuar me tej qytetaret qe duhet te paguajne per te legalizuar shtepite e tyre ka nxjerre nje sere vendimesh te cilat bejne te mundur qe pagesa te behet me bono privatizimi me kredi apo pagesa simbolike per shume ndertime. Vetem pak dite me pare Qeveria shtyu me nje vit perdorimin e bonove te privatizimit. Ndryshimi i propozuar nepermjet ketij projektligji ka si qellim zgjatjen e afatit te perdorimit te bonove dhe lekeve te privatizimit deri me 31.12.2011. Nevoja dhe urgjenca ne propozimin e ketij projektligji justifikohen me boshllekun legjislativ qe do te shkaktohej ne rast te perfundimit te afatit te perdorimit te bonove dhe letrave me vlere te privatizimit afat i cili ne perputhje me ligjin perfundon ne 31.12.2010 - thuhet ne projektligjin e miratuar pak dite me pare nga Ekzekutivi i cili pritet te miratohet ne Kuvend. Me tej shpjegohet se brenda ketij afati njevjecar bonot do te mund te perdoren ne procesin e legalizimit dhe ate te privatizimit por jo me shume se nje vit duke e cilesuar si fundin e ekzistences per perdorimin e bonove nga qytetaret shqiptare. Me ndryshimet ligjore te bera ne vitet 2009-2010 bonot e privatizimit jane te perfshira ne fusha me ndjeshmeri te larte publike sic eshte procesi i legalizimit te ndertimeve te ngritura pa leje fushe e cila ka nje impakt te drejtperdrejte ne interesin publik. Gjithashtu bonot e privatizimit ne baze te akteve nenligjore ne fuqi jane te perfshira edhe ne procesin e privatizimit te prones shteterore- thuhet me tej ne relacionin e projektligjit.

Pagesat e legalizimeve kompensim per 2075 ish-pronare

Procesi i legalizimit te ndertimeve informale ka sherbyer ne te njejten kohe dhe per kompensimin e ish-pronareve. Te ardhurat e siguruara nga legalizimet e ndertimeve informale jane ne dispozicion te tyre. Agjencia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale ka pergatitur dokumentacionin dhe eshte miratuar ne Keshillin e Ministrave kompensimi financiar per 2075 ish-pronare. Fondi financiar i grumbulluar per kompensimin e tyre deri tani kap vleren 2 miliarde leke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›