E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS e Lushnjes bashkohet me LSI-ne

Kreu i Bashkise dhe 350 anetare braktisin seline roze. Sanxhaku Nuk duam te punojme kunder integrimit

Kryetari i Bashkise se Lushnjes Albert Sanxhaku braktis Partine Socialiste per tu bashkuar me Levizjen Socialiste per Integrim. Ketij vendimi i bashkohen dhe pjesa me e madhe e administrates se Bashkise por edhe 350 anetare te PS-se ne kete rreth. Ata kane shpjeguar se nuk e gjenin dot me veten e tyre ne ate parti ku punohej kunder liberalizimit te vizave dhe integrimit evropian te vendit ndaj dhe iu ribashkuan LSI-se nje parti qe ne baze te programit te saj ka pikerisht keto vlera. Levizja masive e strukturave te PS drejt LSI ne Lushnje u be publike gjate nje takimi qe pati ne kete qytet kryetari i LSI Ilir Meta. Ai tha se LSI eshte nje parti e hapur dhe qe punon ne favor te interesave te vendit ndryshe nga PS qe kerkon te sjelle frymen e konflikteve ne vend.

Deklarata e Sanxhakut

Sanxhaku vendos te rikthehet te LSI-ja duke e cilesuar ate si nje parti qe ka aspiruar dhe aspiron vazhdimisht per integrimin evropian. Nuk mund te jemi kunderpedal ne politike qe te pengojme qytetaret tane qe te pengojme shqiptaret te levizin lirshem ne Evrope dhe ti nxjerrim neper bulevarde ne protesta apo greva. Ne te kundert ne jemi nje force qe punojme sa me shume per te miren e shqiptareve duke u krijuar klime pozitive te gjithe atyre investitoreve edhe atyre te huaj qe te jene prezente ne ekonomine tone - tha kreu i Bashkise se Lushnjes duke kritikuar ne menyre te drejtperdrejte vendimet apo qendrimet e fundit politike te Partise Socialiste. Ketij vendimi te tij i jane bashkuar dhe 350 anetaret e larguar me pare nga LSI-ja. Edhe keta 350 anetare qe jane rikthyer dhe jane sot serish anetare te LSI-se do te jene kontribuues te kesaj force politike per te integruar sa me mire edhe qytetaret lushnjare ne komunitetin evropian per ti integruar jo vetem ne harten evropiane por edhe ne harten shqiptare qe te jene pjese e investimeve pjese e zhvillimit pjese e infrastruktures dhe cdo fushe tjeter te jetes se tyre - tha dje ai. Sanxhaku ftoi dhe te gjithe te larguarit e tjere nga LSI te kthehen te kjo force politike qe sipas tij eshte nje force integruese e cila garanton tonin politik te vendit por jo vetem ate. Une jam i majte ashtu si edhe zoti Meta dhe jam brenda se majtes. Nuk kam dale jashte ketij koncepti dhe levizja ka te beje me moralin politik qe une aspiroj dhe nuk ka te beje me asgje tjeter. Ceshtjet e tjera i zgjidhin strukturat politike - deklaroi ai. Deklarata e Sanxhakut u be gjate nje takimi te LSI-se te zhvilluar ne kete qytet ku ishte i pranishem dhe kreu i partise Ilir Meta.

Meta ne Lushnje

Meta deklaroi dje nga Lushnja se partia qe ai drejton eshte e hapur per te gjithe. Gjate nje takimi me strukturat drejtuese te LSI-se ne kete qytet ku u be dhe pranimi i kreut te Bashkise Albert Sanxhaku ne kete force Meta u shpreh se LSI eshte parti e dyerve te hapura. Kreu i LSI-se eshte ndalur ne fjalen e tij ne procesin e riorganizimit duke theksuar se kjo force politike do te marre nje rezultat mjaft pozitiv ne kete qytet. Ai ka theksuar se identiteti LSI-se tashme eshte i qarte per te gjithe dhe eshte ne funksion te integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Kush punon per LSI-ne punon per integrimin e vendit - tha Meta gjate takimit. Kreu i LSI-se ka theksuar ne fjalen e tij se partia qe ai drejton eshte nje parti evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›