Legalizohen 2247 ndërtime pa leje, në listë edhe Petrit Vasili dhe Edmond Spaho
Share
Agjencia e legalizimit të ndërtimeve pa leje, ALUIZNI, ka publikuar një listë me 2247 qytetarë, të cilët marrin lejen e legalizimit. Ajo që të bie në sy në këtë listë të gjatë është se përfitues janë edhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe deputeti i PD, Edmond Spaho, të cilët legalizojnë kështu ndërtimet e tyre pa leje.