Deputeti grek që rrahu dy femra: Do i padis për provokim
Share
Deputeti neonazist grek, Ilias Kasidiaris, që shokoi botën disa ditë më parë, teksa qëlloi dy femra gjatë një emisioni televiziv, vijon të befasojë, teksa ka thënë se do të padisë dy viktimat e tij, pasi siç thotë ai, e kanë provokuar.
Gjithashtu ai ka thënë se do të padisë edhe televizionin Antena ku ndodhi incidenti, për shkak se e mbylli në një dhomë sigurimi, prej nga Kasidiaris doli pasi shqeu deriën. Ky i fundit tha se televizioni ka cenuar lirinë e tij.