E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Legalizuan banesën kundrejt pagesës, SPAK dërgon për gjykim 3 shtetas në Fier

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dorëzuar në Gjykatën Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq në ngarkim të 3 të pandehurve për korrupsion aktiv dhe pasiv.

Të pandehur janë Endri Ngresi, punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier, Ardjan Kumanaku, dhe Afërdita Vidhi.

Në përfundim të hetimeve ka rezultuar se e pandehura Afërdita Vidhi në bashkëpunim me të pandehurin Ardjan Kumanaku i kanë dhënë një shumë monetare në vlerën 2 mijë euro të pandehurit, Endri Ngresi, i cili ka qenë punonjës pranë ASHK-së Fier, me qëllim pajisjen me dokumente legalizimi të shtëpisë së saj në Fier.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›