E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legisi: Si do të ndahet pushteti me 40 partitë aleate

Ylli Pata

Favorizimi - Z. Paskal Milo, ashtu si z. Skënder Gjinushi dhe aleate të tjera kanë të drejtë që në përputhje me kontributin e tyre në të majtën shqiptare të pretendojnë të jenë më të favorizuar në këtë koalicion

Pushteti - Për parti dhe individë që do të kontribuojnë në fitoren e zgjedhjeve, në përputhje me marrëveshjen e miratuar, por gjithmonë pa cenuar ligjin për administratën, do të gjejnë hapësirat në pushtetin e nesërm

Qëndrimi - Sot ndihem me i vendosur se kurrë për qëndrimin tim, pasi koha me dha të drejtë se aleanca LSI-PD rezultoi një aleancë pragmatiste e panatyrshme.

Mashtrimi - Ka qenë AK që ka mashtruar disa herë PS-në. Arsyet e skepticizmit tim lidhen me mosbesimin që ndieja te lideri i kësaj force, zoti Spahiu

Intervista

Sekretari i Koalicioneve në PS: Listat të jenë më transparente

Ylli Pata

Ndre LegisiSekretari për koalicionet në PS, rrëfen gjatë një interviste për Shqip negociatat për krijimin e një aleance të gjerë me 40 parti. Legisi thekson se ka qenë kundër koalicionit me AK-në e Spahiut, duke qenë se ka pasur dyshime të vjetra ndaj tij…

Z.Legisi, keni mbledhur 40 parti politike në aleancën tuaj parazgjedhore. Ka pasur mjaft komente edhe për këtë hap, por realisht kemi një bashkim numerik apo një grupim elektoral me peshë të provuar në zgjedhje?

Në përputhje me kodin e ri zgjedhor, PS vlerësoi rëndësinë e koalicionit dhe të marrëdhënieve të partisë me të gjithë faktorët elektoralë, sindikatat, shoqatat grupet e interesit. Në këto kushte, sekretariati për koalicionin, por jo vetëm sekretariati, por gjithë kryesia dhe anëtarët e Asamblesë patën kujdesin e duhur për të kontribuar në realizimin e një koalicioni që jo vetëm do të maksimizonte votat në elektorat, por do ishte i gatshëm të mbështeste reformat e domosdoshme për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike, korrupsioni dhe krimi që e ka zhytur qeverisja e mbrapshtë e Sali Berishës. Gjatë gjithë kësaj periudhe ne kemi kontaktuar e diskutuar në aspektin programor elektoral dhe të kapaciteteve që afrojnë një numër i madh subjektesh politike, si dhe grupime të tjera shoqërore. Kemi gjetur mirëkuptimin me shumicën prej tyre, çka e tregon dhe numri i subjekteve politike të rreshtuara në krah të Aleancës sonë për Shqipërinë Europiane. Natyrisht ka shumë komente, se çfarë ata përfaqësojnë në elektorat, por unë do tu përgjigjesha skeptikëve që e konsiderojnë koalicionin si një bashkim siglash, por jo votash… se në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ajo çfarë do ti ofrojnë këto parti Aleancës sonë do të përkthehet në mandate të padiskutueshme në Parlament. Padyshim që PS është e vendosur të fitojë e vetme shumicën e nevojshme elektorale siç dhe ka deklaruar se vlerëson çdo votë, çdo kontribut dhe çdo personalitet që vjen e angazhohet në fitoren e zgjedhjeve nga aleanca për Shqipërinë Europiane. E tillë është dhe formula e bashkëpunimit ku për herë të parë në 22 vjet është produkt i një konsensusi të gjerë dhe të plotë. Të gjitha ato subjekte që u regjistruan në KQZ vihen në një start konkurrimi dhe në bazë të rezultateve të arritura do të kenë përfaqësimin e tyre në pushtetin e ardhshëm.

Si e parashikoni peshën elektorale të koalicionit?

Natyrisht, shkalla e organizimit është çelësi i fitores në zgjedhje. Jo të gjitha subjektet politike kanë të njëjtën shkallë organizimi dhe fuqi për të arritur fitoren. Nuk duhet të harroni se në koalicionin tonë ka dhe forca politike që gjatë gjithë fushatave në këto vite  kanë arritur të kenë produkt elektoral. Unë befasohem nga disa analistë që ende nuk janë të bindur për produktin elektoral që sjellin aleatët. LSI ishte subjekt politik që për 4 vjet mbajti në pushtet PD, ndonëse për të qenë i sinqertë deri në fund nuk kam qenë pjesë e negociatave (për vetë specifikat që kishte LSI dhe AK), por unë vlerësoj organizimin e këtyre subjekteve politike pa përjashtuar subjektet e tjera si PDS, PSD, PDNJ, Aleanca Kristiandemokrate, G99 dhe shumë parti të djathta që përbëjnë bazën e prurjeve elektorale. Ne kemi arsye të besojmë se aleanca jonë do të japë produktin elektoral që priret nga e majta në të djathtë. Për herë të parë në historinë e 22 viteve e majta është plotësisht e bashkuar rreth programit të shpallur në çdo cep të Shqipërisë duke përfshirë këtu dhe segmente të rëndësishme të së djathtës që nga Spartak Ngjela e deri te Mandela i Shqipërisë, Kurt Kola, që pa asnjë kompleks nuk vendosën asnjë kusht për zgjerimin majtas të koalicionit tonë.

Z, Legisi, pas refuzimit të AK-së për tiu bashkuar koalicionit kemi pasur disa akuza nga ana e PS-së ndaj partisë së Kreshnik Spahiut. Ndërkaq, z. Myslym Pashaj deklaroi se PS duhet të ndalojë sulmet përndryshe do të ketë reperkusione pas zgjedhjeve…

Shikoni… ka qenë AK që ka mashtruar disa herë PS-në. Unë si në rastin e LSI dhe të një partie të djathtë nuk kam qenë pjesë e negociatave me AK. Arsyet e skepticizmit tim lidhen me mosbesimin që ndieja te lideri i kësaj force, zoti Spahiu. Kam pasur rastin të krijoj këtë mosbesim kur punonim së bashku, unë si ministër Shteti për luftën kundër korrupsionit në qeverinë socialiste dhe ai si përfaqësues i një OJQ-je që financohej në atë kohë nga ndërkombëtarët. Si deputet i LSI dhe sekretar i grupit parlamentar LSI-PDS kam qenë prezent kur z. Spahiu u bë nënkryetar i KLD. Pata rastin ta njoh mënyrën sesi ai ndërton raportet politike dhe të njoh qëndrueshmërinë e tij në raport me atë çfarë thotë dhe atë çfarë bën. Ndoshta është një ndryshim i madh me vendet e tjera, por historia ka vërtetuar se që nga lufta nacionalçlirimtare dhe më parë patriotizmin e ka përfaqësuar e majta shqiptare. Kjo është edhe arsyeja që edhe Kosova u çlirua falë mbështetjes që qeveritë socialiste i dhanë asaj pas 97-s ndryshe nga Berisha që mbështeti me karburant makinerinë ushtarake të Milosheviçit. Këto janë fakte historike dhe skemi pse të merremi me to, por desha të thosha se mbështetja ose përbërja e AK ka pasur shumë simbole të majta, të cilat kanë kontribuar më shumë sinqeritet për ngritjen e forcimin e kësaj kulture politike. Të jeni të bindur që ata nuk kanë vajtur atje për të mbështetur një individ i cili çthotë sot nuk e thotë nesër e që hyn në një betejë me një program dhe një ekip qartësisht kundërshtar me regjimin e Berishës dhe nga ana tjetër ai paraqitet në betejë si një mbështetje për Sali Berishën, për sa kohë këto vota kërkon tia heqë të majtës dhe për shkak të sistemit ti kalojë automatikisht në favor të së djathtës.

Çpërfaqëson marrëveshja me aleatët për bashkëqeverisjen. Z.Milo foli për një post ministror, ndërkohë që në media flitet për ndarje deputetësh apo të tjera?

Në themel të gjithë marrëveshjeve të arritura është platforma e miratuar me konsensus ku PS vendosi të ndajë pushtetin me aleatët në përputhje nga kontributi elektoral i secilit dhe jo të ndajë karriget e Parlamentit, pra të ndajë një pushtet që ende nuk e ka fituar. Kjo mënyrë arsyetimi rezultoi e drejtë dhe e mbështetur nga shumë subjekte politike që sot janë pjesë e rëndësishme e aleancës sonë. Një numër kaq i madh kryetarësh partish, ku të gjithë kanë shfaqur propozime të ndryshme në dokumentacionin përkatës që disponon sekretariati për koalicionet. Mbështetur mbi këtë dokument kemi ndërtuar platformën e bashkëpunimit me aleatët. Z. Milo, ashtu si z. Gjinushi dhe aleate të tjera kanë të drejtë që në përputhje me kontributin e tyre në të majtën shqiptare të pretendojnë të jenë më të favorizuar në këtë koalicion. Me të drejtë partitë si PDS PSD, PBDNJ apo partitë e tjera aleate tradicionale që kanë përballuar opozitarizim

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›