E Diel, 1 Nëntor 2026

Legjenda Robert De Niro mbush 70 vjeç, jeta e aktorit numër një të Hollywood-it

Aktori që theu edhe Marlon Brandon, mposhtja e kancerit dhe kritikat e Berluskonit për filmat me mafian

Robert_De_Niro_KVIFF_portraitRobert De Niro Jr. lindi më 17 gusht 1943 në New York City, New York, ShBA. Është aktor, regjisor dhe producent filmi. De Niro vjen prej një familje artiste, nëna e tij Virginia Admiral ka qenë piktore, ati i tij Robert ishte piktor, skulptor dhe poet. De Niro u rrit në pjesën e qytetit të New York City në Little Italy në Manhattan. De Niro ka qenë i martuar dy here. Ka një vajzë, Drina, dhe një djalë, Raphael, nga martesa me gruan e parë Dianne Abbott; dhe dy djem, Julian Henry dhe Aaron Kendrick, nga marrëdhënia e tij me modelen Toukie Smith. Djemtë e Smith dhe De Niro-s janë binjakë, dhe janë ngjizur ne Vitro Fertilization. Në 2004 De Niro u rimartua me gruan e tij te dytë, Grace Hightower.

Robert De Niro mbush 70 vjeç

Robert De Niro mbushi dje 70 vjeç. Një aktor i kompletuar, i aftë të kalojë nga regjistri brilant në atë dramatik krejt natyrshëm dhe gjithmonë i gatshëm të sakrifikojë veten për të hyrë në një rol (shtoi 30 kg për filmin Demi i tërbuar), mes viteve 70 dhe 90 De Niro ka qenë protagonist i një serie kryeveprash impresionuese, nga Godfather Part II te Taxi Driver, duke kaluar tek The Untouchables dhe Once Upon a Time in America. Aktori i preferuar për Martin Scorsesen, me të cilin ka punuar shumë herë, nga Mean Streets (1972) te Casinò (1995), i lançuar më pas nga Brian De Palma me The Wedding Party! (1968), De Niro ka punuar me të gjithë regjisorët më të mëdhenj të një brezi të papërsëritshëm. Në kurrikulumin e tij figurojnë emra si Elia Kaza, Sergio Leone, Michael Cimino, Alan Parker, Francis Ford Coppola Dhe për të gjithë është vënë në dispozicion duke ndërtuar për çdo rast personazhe me profile dhe aspekt fizik të ndryshëm. Të interpretonte rolin e të riut Michael Corleone apo djallin vetë, Luis Cifer (Angel Heart), që të futej në rolin e një arkitekti të martuar që gjen në librari një grua e cila e bën të bie në dashuri me të (The Big Wedding) apo në atë të ish-i dënuarit të çmendur që kërkon të hakmerret ndaj avokatit që nuk e mbrojti siç duhej (Cape Fear), De Niro ka arritur që në çdo rast të mahnisë për intensitetin dhe aftësinë e metamorfozës.

Jeta e hershme

De Niro lindi në New York, i biri i Virginia Admiral, piktore dhe Robert De Niro Sr një piktor dhe skulptor ekspresionist abstrakt. Babai i tij ishte me origjinë italiane dhe irlandeze, ndërsa e ëma me origjinë angleze, gjermane dhe franceze. Stërgjyshi i tij italian kishte emigruar nga Ferrazzano, provincë e Campobasso, Molise, ndërsa gjyshja e tij nga babai, Helen O’Reilly, ishte vajza e një emigranti nga Irlanda. Prindërit e De Niros, të cilët ishin njohur gjatë leksioneve të pikturës në Hans Hofmann, provincë e Massachusetts, u divorcuan kur ai ishte 2 vjeç. De Niro u rrit në një zonë të vogël italiane në Manhattan. Nofka e tij gjatë fëmijërisë ishte “Booby Milk” në saj të tipareve të tij të zbehta. De Niro në fillim ndoqi shkollën “Little Red School House”, një divizion i njohur zyrtarisht “Shkolla e Performimit të Arteve: Gjimnazi i muzikës dhe i Artit Fiorello H. La Guardia, e frekuentuar gjithashtu nga miku i tij në filmin Kumbari, Al Paçino. Ai e la shkollën në moshën 13-vjecare dhe u bashkua më gangsterët e rrugës “Little Italy”. Më pas ndoqi Konservatorin Stella Adler dhe gjithashtu Stusion e Aktrimit të Lee Strasberg anëtarësinë e së cilës e përdori si avantazh profesional. Në moshën 16-vjecare ai drejtoi një produksion të Chekhov-it “Ariu”.

Karriera e hershme kinematografike

Roli i parë në një film i De Niros në bashkëpunim me Brian De Palma, i doli në vitin 1963, në moshën 20-vjeçare kur ai u shfaq në filmin “Festa e Martesës”; megjithatë filmi doli në treg vetëm pas vitit 1969. Pjesën më të madhe të viteve ’60 ai i kaloi duke punuar në teatër dhe disa produksion off – Broadway. Ai ishte një aktor ekstra në francez filmin “Tre Dhoma në Manhattan” (1965) dhe më pas bërë debutimin e tij të parë në një film, pasi u ribashkua me De Palma në “Greetings” (1968). Më pas, ai e ripërsëriti rolin e tij në “Greetings” tek filmi “Hi, Mom” (1970). Ai fitoi popullaritet dhe vëmendje me rolin e tij si një lojtar bejzbolli në prag të vdekjes në filmin “Bjerini Daules me Ngadalë” (1973). Në të njëjtin vit, ai filloi bashkëpunimin e frytshëm më Scorcese kur luajti rolin memorial të Johnny Boy përkrah Harvey Keitel si Charlie në filmin “Rrugët Kryesore”. Në vitin 1974, De Niro luajti rolin kryesor në “Kumbari II” të Francis Coppola, duke portretizuar Don Vito Corleone, kur ishte i ri. Performanca e tij e bëri të fitonte çmimin e parë Academy, duke folur vetëm gjuhë të huaj (siçiliane). Pas punës së tij me Scorsese në “Rrugët Kryesore”, ai pati disa bashkëpunime të tjera mjaft të suksesshme si psh: “The Taxi Driver” (1967), “New York, New York” (1977), “Ranging Bull” (1980), “Mbreti i Komedisë” (1983), “Goodfellas” (1990), “Cape Fear” (1991) dhe “Casino” (1995). Ata gjithashtu luajtën së bashku në “Fajtor nga Dyshimet” dhe bënë zërat e personazheve në filmin e animuar Sharkn Tale”.

Në shumicën e filmave të tij, De Niro, ka portretizuar psikopatë tërheqës. Filmi “Taxi Driver” ka qenë veçanërisht shumë i rëndësishëm për karrierën e De Niros. Performanca e tij si Travis Bickle e bëri një yll kinemaje dhe e lidhi përgjithmonë emrin e tij me monologun e famshën të Bikle-s “You talkin’ to me?” (Po flet me mua?) të cilin De Niro e improvizoi gjatë xhirimeve. Në vitin 1976, De Niro u shfaq përkrah Gerard Depardieu dhe Donald Sutherland, në eksplorimin ekip biografik të jetës gjatë Luftës së Dytë Botërore “Novecento” të Bernardo Bertolucci. Jeta në film ishte e parë nga sytë e dy djemve italianë, shokë fëmijërie, që ishin në skaje të kundërta të hierarkisë sociale. Në vitin 1978, De Niro luajti në filmin e Michael Vronsky, mbi luftën në Vietnam “Thë Deer Hunter”, për të cilin u nominua si “Aktori më i mirë në rol kryesor”.

Karriera e mëtejshme kinematografike

RobertDeNiroMattDamonBerlinFeb07Për shkak të përkushtimit të tij ndaj roleve (e cili buronte edhe nga aktrimi i tij metodik), De Niro shtoi 27 kg në peshë dhe mësoi si të luante boks për të protretizuar Jack La Motta në “Rangning Bulls”; lëshoi dhëmbët për “Cape Fear”; jetoi në Siçili për “Kumbari II”; punoi si shoqërues taksie për 3 muaj për “The Taxi Driver”; dhe mësoi t’i binte saksofonit për “New York, New York”. Ai shtoi në peshë dhe preu vijën e flokëve për të luajtur Al Caponen tek “Të Paprekshmit”.

Metoda e aktrimit të De Niros përfshin përdorimin e çdo taktike, sado ekstreme, që ai mendon është e nevojshme për të nxjerrë performancën më të mirë edhe nga ata me të cilët ai luan. Për shembull, gjatë xhirimeve te “Mbreti i Komedisë”, ai i drejtohej aktorit Jerry Lewis me një sërë epitetesh ofenduese për të çliruar inatin që duhet të karakterizonte personazhin e tij në film. Sipas gazetës “People”kjo teknikë ishte e suksesshme. Lewis kujton

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›