E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legjionarët, Haxhi kap Duron

Shqiptarët e fundit që zbresin në fushë për vitin 2008 janë ata që luajnë në kampionatin qipriot.

 Apoel, ku aktivizohet futbollisti Altin Haxhi, fitoi 3-0 në takimin e fundvitit për kampionatin qipriot. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare u aktivizua gjatë gjithë takimit të luajtur në shtëpi me Ethnikos.

Ndeshja u dominua totalisht nga vendasit. Pas kësaj fitoreje, Apoel renditet në vendin e dytë të klasifikimit, me pikë të barabarta me Omonian e Klodian Duros, e cila ka një ndeshje më pak. Skuadra e këtij të fundit do të zbresë sot në fushë për t’u përballur në një “derby” shqiptar ndaj ekipit të Alkit, ku aktivizohen dy bashkëkombës të tjerë, Isli Hidi dhe Blerim Rrustemi.

Hidi pritet të luajë si titullar në portë, ndërkohë që Rrustemi nuk shikohet si opsion, pasi trajneri i skuadrës ka preferuar Balan. Për Omonian pritet të aktivizohet titullar Duro, i cili ka bërë një figurë të shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit me golat, asistet dhe prezencën e tij në lojë për “të gjelbrit”. A

northosi fitoi dje 2-0 me Dhoksen në shtëpinë e saj, ku "Zonja e Madhe" luajti pa Arjan Beqajn, i cili nuk u grumbullua në skuadër për këtë takim. Aktualisht, tabelën e klasifikimit e kryeson Omonia dhe Apoel me pikë të barabarta. Por gjithçka mund të ndryshojë në ndeshjen e sotme, nëse fiton Omonia e Duros.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›