Panucci afër rinovimit të kontratës
Mbrojtësi veteran i Romës, Christian Panucci, është afër rinovimit të kontratës me skuadrën kryeqytetase, pasi që kontrata aktuale e tij skadon në fund të këtij sezoni. Giallorosët dëshirojnë t'ia japin italianit edhe një vit ekstra në kontratën e tij aktuale, kështu që ajo do të skadojë në fund të sezonit 2009/2010. Burime pranë klubit pohojnë se në ripërtëritjen e kontratës do të përfshihet edhe mundësia për një tjetër vit shtesë, që do të thotë se ai do të luajë deri në vitin 2011, ndërsa pas kësaj mund të pensionohet nga futbolli aktiv dhe të marrë një rol zyrtar në skuadrën e Romës.