E Diel, 1 Nëntor 2026

Legjionarët, gola shqiptarë në Evropë

Hamdi Salihi dhe goli janë bërë të pandashëm në kampionatin skuadrën e tij. I aktivizuar si titullar, ai shënoi golin e barazimit 3-3, austriak.
Lojtari kuqezi, i cili luan në radhët e gjigantit austriak, Rapid Vjena, ka treguar dhe një herë se është protagonist i këtij fillim sezoni për duke shmangur kështu një humbje të Rapidit në shtëpinë e Lask Linz.
Vendasit kryesonin 3-2 deri në minutën e 75-të, kur Salihi me kokë ktheu në gol një goditje dënimi të Hofman. Ky është goli i 8 i Salihit në këtë sezon, nga të cilët 6 me bluzën e Rapidit dhe dy me atë të Riedit.

Një tjetër gol shqiptar është shënuar nga Fatmir Vata. 38-vjeçari realizoi me një gjuajtje të shkëlqyer nga 20 metra në fitoren 2-0 të skuadrës së tij, Vupertaler në transfertën me Ingolstadt në Bundesliga 3. Ky është goli i parë i Vatës në ligën e tretë gjermane.

Ndërsa Klodian Duro është ndëshkuar me karton të kuq në fitoren 2-0 në Apollon Limasol-Doksa Katokopia.

Në Premier Ligë Lorik Cana nuk ka luajtur pasi ka qenë i pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë. Kapiteni i Sunderlandit me 5 kartonë të verdhë të marrë mban rekordin në Premier Ligë pasi është lojtari më i ndëshkuar në 12 javë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›