E Diel, 1 Nëntor 2026

Lehtёsia e papёrballueshme e akuzave

Fundjava qё shkoi mund tё ketё qёnё nga mё tё vёshtirat pёr Prokuroren e re tё vendit, Ina Rama. Megjithёse vjen nga krimet e rёnda, nga vetё emёrtimi, njё institucion ku kalojnё nё skaner makabritetet mё brutale tё kёsaj shoqёrie, juristja qё u gjend gati papritur nё krye tё organit tё akuzёs, mund tё shohё qё balta e politikёs pёr shkak tё rolit qё ka marrё, ёshtё ku e ku mё e lodhshme. Ajo u cilёsia nga pёrfaqёsuesi i opozitёs nё parlament, si kukulla e bukur e qeverisё.

Ky lloj emёrtimi ёshtё asgjesues. E zhvleftёson Prokuroren e Pёrgjithshme si nga ana profesionale ashtu edhe personale. Mё tej, duke e quajtur kukull dhe tё bukur, krijon njё asosacion pervers mes saj dhe qeverisё, dhe sipas kёtyre zёrave, del se ekzekutivi paska mё nё fund skllaven e oborrit.

Njё opozitё e vitit 2008, mund tia lejonte vetes kёtё cilёsim, nё fund tё mandatit tё njё Prokurori. Pas njё analize tё thellё dhe serioze. Ose dhe jo krejt nё fund, por pas njё momenti flagrant tё shkeljes sё ligjit dhe kushtetutёs. Duket njё nxitim emocional ta quash kёshtu kreun e akuzёs bash njё muaj pasi ka hyrё nё zyrё, dhe kur ende nuk njohim ndonjё akt kompromentues qё mban firmёn e saj.

Por nuk ёshtё e udhёs tё qortohen opozitat nё vend. Me siguri Partia Socialiste (duhet tё perfshijmё gjithё entitetin politik kёtu, pasiqё zor se Brace denoncon personalisht) ka njё arsye tё fortё pёr tё ardhur nё kёtё pёrfundim. Dhe ja ku zbulohet fakti drithёrues qё ka nё dorё nёnkryetari i grupit parlamentar rozё. E thotё vetё ai.

Kur u pyet kryeministri, pas njё inspektimi nё segmentin Rreshen-Kalimash nё lidhje me interesimin e prokurorisё pёr procesverbalin e mbledhjes sё qeverisё ku ёshtё marrё vendimi pёr ndёrtimin e rrugёs Durrёs-Kukёs, ai nё vend tё pёrgjigjes paska buzёqeshur. Kёsisoj gjithcka ёshtё e kuptueshme. Ky reagim sipas opozitёs tregon hicmёpak se Prokurorja e Pёrgjithshme ёshtё njё kukull e bukur e qeverisё.

Pas kёsaj nuk kemi se tё presim mё nga vlerёsimet qё ka opozita pёr drejtuesen e institucionit tё akuzёs. Sipas saj, prokuroria ёshtё njё zyrё tjetёr e ekzekutivit, pavarёsisht se Ina Rama ende nuk ka marrё njё vendim.

Kjo lehtёsi e papёrballueshme e tё akuzuarit sigurisht tё bёn tё mendosh se ka disa arsye pёrse ndodh. Nuk ka tё bёjё thjesht me humorin e njё deputeti, apo se si sheh ai horoskopin e prokurorisё. Ka gjasa qё kjo punё tё jetё mё e thellё. Ndoshta njё strategji.

Partia Socialiste me gjasё po pёrgaditet qё tё mos njohё konkluzionet e nesёrme tё organit tё akuzёs nё lidhje me rrugёn Durrёs-Kukёs. Sipas shumё shpjegimeve qё janё dhёnё deri tani, zor se nё kёtё vendim ka njё abuzim financiar si pasojё e shkeljes sё ligjit, e aq mё pak pёrgjegjёsi individuale tё dikujt, duke qёnё se kemi tё bёjmё me njё verdikt kolegjial. Pra me njё vendim qeverie.Kёto premisa e bёjnё krejt tё vёshtirё qё njё prokuror tё gjejё fajtorё dhe tё shpallё vjedhje. Me njё fjalё, organi i akuzёs ka pas shpresa qё tё konfirmojё akuzat e opozitёs.

Dhe kjo nuk do tё ishte njё gjё e vogёl pёr Partinё Socialiste. Prej afro njё viti ajo ekziston nё saj tё rrugёs Durrёs-Kukёs. Janё brirёt ku ka kapur fort qeverinё. Duke denigruar kёtё nismё, dhe duke u treguar shqiptarёve se ёshtё xhepi mё i thellё i ekzekutivit tё korruptuar.

Nёse prokuroria do tё thotё qё nuk ёshtё kёshtu, atёherё 12 muajshi i fundit i opozitёs do tё kalamendjes disi. Kёshtu qё ёshtё e kuptueshme se kushdo qё do tё ishte sot Prokurori i Pёrgjithshёm i vendit, ende pa marrё njё vendim, do tё cilёsohej si kukull e qeverisё. Ina Rama apo cdokush, do tia kishte kursyer kёtё stres vetes, vetёm nёse nuk do tё kishte pranuar tё merrte kёtё detyrё.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›