E Diel, 1 Nëntor 2026

Lehtesim i kredise per bizneset dhe individet

22/09/2010Bankat sjellin standarde te reja per tremujorin e trete te vitit 2010

Renia e normes baze te interesit te lekut reflektohet me vonese

Bankat presin lehtesim te standardeve si per bizneset ashtu edhe per individet per tremujorin e trete te vitit 2010. Ekspertet e bankave presin nje lehtesim disi me te madh per kredine dhene bizneseve per kapital qarkullues sesa per investime si dhe per kredine dhene individeve per blerje banese sesa per financimin e konsumit te tyre. Pas uljes se normave te interesit per bonot e thesarit renie pritet edhe tek interesat e kredive dhe depozitave sipas parashikimit te Bankes se Shqiperise. Tashme eshte krijuar terreni qe sistemi bankar te ule normat e interesit pas reduktimit te kostos se lekut ne 5 per qind nga Banka e Shqiperise nje vendim ky i marre nga Keshilli Mbikeqyres ne fund te muajit korrik. Kjo nderhyrje ne normen baze te interesit te monedhes kombetare reflektohet disa muaj me vone nga bankat e nivelit te dyte. Qendrimi i kujdesshem per uljen e deficitit buxhetor dhe reagimi i politikes monetare ka sjelle si rezultat nje reflektim te menjehershem te sektorit privat dhe tregut financiar ne pergjithesi per sa i perket uljes se normave te bonove te thesarit duke krijuar parakushtet e domosdoshme per nje ulje te metejshme te normave te depozitave dhe te kreditimit. Ne presim qe kjo te ndodhe gjate muajve ne vijim. Parakushti tashme megjithese ne nje periudhe te shkurter eshte materializuar eshte ulur me 10 pike perqindjeje niveli i te gjithe segmentit te interesave te bonove te thesarit te qeverise eshte shprehur guvernatori Ardian Fullani pak kohe me pare. Zgjerimi i kredise per sektorin privat vijon te shenoje ritme relativisht te ngadalta rritjeje duke reflektuar si ecurine e kerkeses ashtu dhe kriteret ende te shtrenguara te kreditimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›