E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtroi per Gerdecinnis gjyqi ndaj Veiz Muces

22/09/2010I pandehuri kerkoi gjykim te shkurtuar

TIRANE- Nis gjykimi per ish-pergjegjesin e fabrikes se demontimit ne Gerdec Veiz Muca i arrestuar pak muaj me pare ne sallen e gjyqit per deshmi te rreme. Ndonese nuk ka pranuar akuzen Muca dhe avokati i tij mbrojtes Arben Prifti i kane kerkuar gjykates qe te procedoje me gjykim te shkurtuar kerkese kjo e pranuar nga gjyqtari i ceshtjes. Ne seancen e radhes pritet qe prokuroria te paraqese konkluzionet perfundimtare dhe te kerkoje denimin per te akuzuarin. Gjate seances se procesit per tragjedine e gerdecit Muca deklaroi se ne punishten e demontimit nuk kishte femije te punesuar deshmi kjo qe binte ne kundershtim edhe me vete deklarimet e ish-drejtorit te fabrikes Dritan Minxolli i cili ka pranuar disa here gjate seancave punesimin e femijeve. Kaq ka mjaftuar qe organi i akuzes te kerkonte arrestimin e Muces dhe ta coje per ndjekje penale nen akuzen e deshmise se rreme veper per te cilen rrezikon nga gjobe deri ne tre vjet burg.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›