Lejohet hyrja edhe pa dokumentin origjinal
09/12/2009 FESTAT/ Emigrantët që janë në procedurat e rinovimit të lejes
Detajohen kriteret që secila kategori duhet të plotësojë në pikat kufitare
Emigrantët që janë në procedurat e rinovimit të lejes së qëndrimit në shtetin italian, mund të kthehen në vend për festa, edhe pse nuk e kanë marrë ende lejen. Nëpërmjet një qarkoreje të publikuar më parë përcaktohet se lejohet dalja dhe rihyra në Itali për të gjithë shtetasit e huaj që kanë faturën e paraqitjes për rinovim të dokumenteve të qëndrimit. Sipas legjislacionit përkatës, përcaktohet se emigrantët që kanë faturën e Zyrës Postare (riçevuten) për pranimin e rinovimit të dokumenteve për lejeqëndrim (pavarësisht nga motivi apo lloji i lejes), vazhdojnë të kenë të njëjtat të drejta që u njihen mbajtësve të lejeve të qëndrimit, përfshirë të drejtën për të dalë përkohësisht nga Italia dhe për t’u rikthyer, me kusht që “udhëtimi të mos kalojë nga vende të tjera “Shengen”. Gjithashtu emigranti duhet të paraqesë në pikën e kalimit kufitar pasaportën dhe kopjen e lejes së qëndrimit të skaduar. Në bazë të këtyre kritereve lejohet që dalja dhe hyrja në Itali të bëhet edhe në pika të ndryshme kufitare. Ndërkohë legjislacioni përkatës përcakton se këtë të drejtë e përfitojnë edhe emigrantët që janë me qëndrim të rregullt në Itali, që kanë faturën e Zyrës Postare për pranimin e rinovimit të dokumenteve për leje qëndrimin e parë për punë me kontratë, punë autonome apo bashkim familjar. Edhe për këtë kategori kërkohet që udhëtimi të mos kalojë nga vende të tjera “Shengen”, si dhe emigranti duhet të paraqesë në piken e kalimit kufitar pasaportën me vizë hyrëse (në të cilën tregohet motivi i qëndrimit). Ndërsa studentët me qëndrim të rregullt në Itali, që disponojnë faturën e zyrës postare për pranimin e rinovimit të dokumenteve për leje qëndrimin e parë për studim, mund të marrin, nëse Kuestura kompetente lëshon pëlqimin (nulla osten), e cila shërben si një vizë rihyrëse. Gjithashtu edhe kategoritë e tjera të emigrantëve që janë me qëndrim të rregullt dhe që kanë bërë depozitimin për rinovim apo përditësim të dokumentit të qëndrimit, në të cilin janë të regjistruar edhe fëmijët minorenë, mund të kërkojnë lejeqëndrimi të përkohshme në letër, me vlefshmëri të kufizuar sipas nevojave të parashtruara. Ky lehtësim u lejon edhe fëmijëve minorenë për të lënë përkohësisht Italianë e për të rihyrë. Gjatë këtyre ditëve pritet që të dalë edhe një tjetër qarkore, por kësaj radhe nga institucionet e shtetit grek, të cilët do të lejojnë hyrjen e emigrantëve shqiptarë në vend me rastin e festave të fundvitit pa rrezikuar humbjen e vendeve të punës.