Leke Tasi loja me peisazhin

Ne pamje te pare mund te ngjajne si karikatura por ne fakt jane peisazhe apo nje lloj loje qe piktori Leke Tasi ben me realitetin permes piktures. Piktori ne moshe te shtyre nuk resht se pikturuari elementet e tij te preferuar. Ne nje tablo te tij mund te gjesh elemente te kohes kur ai vuante internimin si artist disident por edhe elemente te jetes moderne dhe aktuale qe shkrihen gati per te ironizuar jeten apo me sakte menyren si e jetojme ne ate.
Ai prezantohet para artdashesve me 13 piktura te gjinise se kompozimit ne galerine Didart. Punet jane te realizuara ne vaj mbi kanavace gjate vitit 2009-2010 dhe prezantohen per here te pare per publikun. Pikturat e marrin spunton nga Tirana e Hershme ne vitet 40 qyteti i tij i vegjelise qe ka mbetur ashtu e pandryshuar ne kujtese. Pjesa me e mire e puneve pasqyron nje natyre ekspresioniste. Ne pikturen e tij ka shume figura qe i interpretohen artistikisht. Atij i pelqen e te punoje me figuren njerezore dhe ka nje game te gjere personazhesh.
Ketu eshte tranzicioni i permbledhur. Personazhe qe nuk dua ti them te gjitha po kuptohen Shqiperia. Shoqeruesi i saj eshte populli shqiptar i pafuqishem ndaj tranzicionit shprehet piktori Leke Tasi.
Sipas Leke Tasit Personazhet e tij i largohen realitetit dhe origjinalitetit me elementar dhe synimi eshte qe ta reformoj pak natyren te mos e lesh ne formen qe e sheh sepse behet e merzitshme . Duhet theksuar nje element nje e vecante e nje personazhi por jo duke arritur deri tek karikatura.
Mira Tuci