E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Nuk ka Kod pa transparencen

Socialistet nuk do te japin votat per te ndryshuar kodin zgjedhor. Kushti i selise roze eshte serisht transparenca e 28 qershorit. Kreu PS-se Edi Rama i ka dhene kete pergjigje kryeministrit i cili te premten do te mbledhe tryezen e partive per te nderhyre ne ligjin e zgjedhjeve.

Jemi gati te ulemi per ta permiresuar edhe ligjin ekzistues te zgjedhjeve kur Sali Berisha te jete gati te hape rrugen e kesaj transparence. Perndryshe faji i mbetet atij qe e ka Sali Berishes deklaroi Edi Rama kreu i PS.

Per shefin e selise roze problemi nuk qendron te kodi por tek moszbatimi i tij. Procesi i permiresimi te ligjit ne leter smund te jete kapaku qe i vihet pasojave te moszbatimit te ligjit ne realitet. Shqiperise nuk i duhet nje tjeter Kod Zgjedhor i shkelur me te dyja kembet nga pushteti si ne zgjedhjet e shkuara po i duhet garancia se ne zgjedhjet e ardhshme Kodi Zgjedhor nuk do te shkelet. Kete garanci nuk e jep nje tjeter ligj ne leter por vetem transparenca e kutive ku fshihen gjurmet e vjedhjes se kryer ne 28 qershor tha ai.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›