Leksioni/Dënohet me burgim të përjetshëm ish-kryebashkiaku i Selanikut
Vasil Papagjeorgjopulos akuzohet se zhvati shumën e 18 milionë eurove, të cilat lëvroheshin jashtë kontrollit publik, nga xhepat e taksapaguesve tek xhepi i kryebashkiakut të Selanikut
Është dënuar me burgim të përjetshëm ish-kryebashkiaku i Selanikut Vasilis Papageorgopulos, i partisë së qendrës së djathtë, Demokracia e re. Ai është shpallur fajtor për akuzat për korrupsion dhe se ka mbyllur sytë para një transferimi prej 18 milionë eurosh nga arkat e bashkisë greke në periudhën 1999 - 2008. Së bashku me 65 vjeçarin janë dënuar po me burgim të përjetshëm edhe krahu i tij i djathtë Mikalis Lemusias, dhe financieri i komunës. Ka qenë pikërisht ky i fundit që u ka treguar hetuesve se si qarkullonin paratë e kontribuesve për në xhebat e ish-kryebashkiakut.
Në pritje të apelit, ish-kryebashkiaku i cili vetëdeklarohet i pafajshëm do të qëndrojë në burg.
Siriza, partia e parë e opozitës i ka kërkuar kryeministrit Samaras të komentojë ngjarjen, pasi në vitin 2011, ky e kishte lavdëruar kryebashkiakun si një njeri të ndershëm që kishte dhënë një kontribut të madh për Selanikun.