E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderin e të djathtës nuk e trembin kandrrat dhe lehjet e qenve

28-02-2013 / Nga Ilirian Dahri

Nëse nga zgjedhjet e zhvilluara në Itali do të kishte një fitues dhe një humbës kjo do të përcaktohej shpejt. E majta ishte humbëse ndërsa fituesi i vërtetë ishte pikërisht ai, Silvio Berluskoni. Lideri i së djathtës italiane ka fituar si asnjëherë kurrë. Zgjedhjet e fundit në Itali kanë qenë zgjedhjet më të bukura për Kavalierin, më të bukura krahasuar edhe me fitoren e parë të tij. Natyrisht në zbritjen e parë të tij në fushën e politikës (Scendo in campo - deklaronte asokohe Berlusconi), Lideri  i së djathtës italiane luftoi më së shumti me  kohën e pamjaftueshme që kishte para zgjedhjeve. Në një kohë rekord kishte kryer anëtarësimet e reja të Partisë së tij Forza Italia, kishte udhëhequr skuadrën e tij dhe kishte fituar. Por këto zgjedhje të fundit kanë qenë më të bukurat për liderin e të djathtës italiane. Momenti ishte tejet i vështirë dhe lideri italian Silvio Berluskoni këcënohej të ikte njëherë e përgjithmonë nga politika italiane. Në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në vendin fqinj të Italisë, ajo që bie në sy është se këtej e tutje politikës italiane do t’i mungojnë njerëz si Xhanfranko Fini, Butiglione apo edhe si Antonio di Pietro. E pra lideri i së djathtës italiane ka luftuar dhe është luftuar prej të gjithëve dhe ja doli mbanë të qëndronte. Nuk ishte e lehtë që të mbijetonte Silvio Berluskoni në një kohë kur politikës italiane i mungojnë prej kohësh emra të shquar. Përpara Finit, Bosit, Di Pietros kishin “humbur” D’Alema, Veltroni dhe Romano Prodit. Silvio Berluskoni qëndroi i pamposhtur. Berluskoni ka dëshmuar edhe njëherë tjetër se në momentet e e tij më të vështira fiton. Të njëjtin karakter që i ka dhënë edhe skuadrës së tij  Milanit që edhe pse në vështirësi fitoi ndaj një kundërshtari që cilësohej si i një planeti tjetër. Natyrisht ky lloj pati shahistik që ndodhi me zgjedhjet në vendin fqinj do të ketë një impakt negativ, do të rrisë pasigurinë për vendin fqinj të Italisë por qëndresa e Berluskonit ka ndihmuar shumë Italinë e cila do të rrezikonte akoma dhe më shumë. Këto zgjedhje pa një fitues dëshmojnë në të njëjtën kohë se njerëzit nuk janë plotësisht dakord me masat shtrënguese dhe sidomos me ato të Mario Montit. Rezulatati i Grillos ka qenë i rëndësishëm për partinë e tij dhe Beppe Grillo ka tërhequr me politikën e tij ata njerëz që nuk duan rregulla. Militantët e tij quhen edhe grillini që në shqip do të përkthehej (kandrrat). Si do të shkojë fati i ekonomisë së tretë të eurozonës? Po shkohet drejt një situate si ajo e Greqisë? Politikanët italianë kanë përsëritur shpesh se Italia nuk është as si Spanja dhe as si Greqia. Ngrihen shumë pyetje mbi të ardhmen e Italisë në shtypin europian dhe atë botëror. Sidoqoftë ajo që vërejnë të gjithë është se “Berluskoni i rezistoi të kuqve”.  E përditshmja ekonomike franceze, Les Echos shkruan se “Një gjë është e sigurtë, Silvio Berlusconi ka realizuar një sukses të papritur”.   Sipas New York Times në një koment të Paul Krugman, ekonomisti parashikonte një vend të katërt për Mario Montin ndërsa për  Grillon theksonte se këtij i mungonte “një paltformë e cila nuk e ka penguar për t’u shndërruar një forcë politikë e madhe”. Sipas El Mundo - s “E djathta dhe e majta barazojnë dhe antipolitika ndjek si forcë e tretë”. Nga Brukseli ndërkaq kryetari i grupit të Partisë së Blertë të europarlamentit, Daniel Cohn – Bendit, kishte komentuar “Italia ndodhet në m..”. Në fakt vetëm disa ditë përpara votimeve të zhvilluara në Itali shumë prej gazetarëve italianë ndiheshin të këcënuar nga militantët e M5S. Shumë prej tyre nënvizonin se në Itali mund të shkruajmë kundra Berluskonit, Merkelit, kundra Papës dhe askush nuk na thotë gjë, por po të shkruajmë kundra Grillos bëhemi objekt i një dhune të paparë nga aktivistët e M5S. Vetë Grillo i cilësonte si bastardë njerëzit që nuk angazhoheshin në partinë e tij. Shumë prej ish të majtëve radikalë kanë kërcënuar se “Grillo ka një ëndërr kush nuk ëndërron me të do ta marrim me shkelma”. Po a ëndërron vërtet Grillo për një Itali të mirë? Të pyetur për situatën pas zgjedhjeve dhe pikërisht për faqen e kësaj gazete, disa profesorë italianë kanë deklaruar se:“Nëse Grillo ndihet fitues duhet të nisë me propozimet e tij politike. Është shumë e lehtë të lehësh nëpër sheshe”. Një tjetër vazhdon: “Tani duhet të thoni cilën qeveri kërkoni, kërkoni të votoni, kë president kërkoni? Duhet që herët a vonë ndonjë propozim konkret duhe ta thoni apo dini vetëm të kritikoni?”. Dikush tjetë është përgjigjur se: “Nëse parlamenti është shprehja më e madhe e demokracisë dhe është i ndërtuar me ide, me nisma dhe me fjalë tani duam prej jush pikërisht këto. A janë në gjëndje t’i bëjnë?”. Nuk dihet si do të reagojë M5S. Lëvizja 5 Yje e njohur si L5Y, (M5S) një parti politike që vetëdeklarohet si një “shoqëri e lirë e qytetarëve” e krijuar më 4 tetor 2009 nga Beppe Grillo dhe Xhanroberto Kazalexho që vinte nga eksperienca e lëvizjes “Miqtë e Beppe Grillos” që kishte filluar pak vite më parë, në vitin 2005. Në 14 qershor 2007, idea e Vaffancu.. Day. Ishte  një ditë mobilizimi publik me sharje.  Kërkohej një parlament i “pastër” por që kishte filluar me fjalë të fëlliqura.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›