E Enjte, 5 Nëntor 2026

Leku forcohet kundrejt valutave, një euro këmbehet me 99.72 lekë

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Monedha vendase ka fituar pikë përkundrejt të gjitha valutave sot në vend.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot me 99.72 lekë, me një rënie prej 0.09 pikë në krahasim me fundjavën e shkuar.

Monedha europiane ka prekur nivelet më të ulëta të shënuara ndonjëherë. Edhe dollari amerikan humbi pikë përkundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar, një dollar u këmbye sot në vend me 90.33 lekë, rreth 0.51 lekë më pak se të premten.

Ndërkohë, paundi britanik u këmbye sot me 117.05 lekë, ose 0.12 lekë më pak se të premten, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 104.46 lekë, ose 0.12 lekë më pak se të premten.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›