Leku forcohet kundrejt valutave të huaja

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Euroja dhe dollari u zhvlerësuan në kursin e këmbimit me lekun këtë të hënë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në tregun valutor një euro u këmbye sot me 100.28 lekë ose 0.03 lekë më pak se të premten.
Një dollar u këmbye sot me 93.20 lekë, duke shënuar një zhvlerësim prej 0.50 lekësh në raport me të premten.
Leku u forcua edhe në raport me paundin britanik dhe frangën zvicerane.
Të hënën një paund u këmbye me 118.07 lekë ose 0.40 lekë më pak, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 103.50 lekë ose 0.73 lekë më pak.
Sipas parashikimit të ekspertëve, euro do të vijojë në nivele të ulëta të këmbimit me lekun.
Turizmi, i cili sjell flukse të larta të euros ashtu sikurse ecuria pozitive e tregut imobiliar janë 2 treguesit që po japin ndikim në zhvlerësimin e euros në raport me lekun.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 93.20 | -0.50 | |
| Euro | EUR | 100.28 | -0.03 | |
| Poundi Britanik | GBP | 118.07 | -0.40 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 103.50 | -0.73 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 57.87 | -0.44 | |
| Dollari Australian | AUD | 62.23 | -0.11 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 68.12 | -0.29 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.83 | +0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.77 | -0.03 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.44 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 124.52 | -0.67 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 216833.53 | -1,310.38 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2719.43 | -23.21 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.82 | -0.08 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.77 | -0.08 | |
| Lira Turke | TRY | 2.87 | +0.02 | |