Leku forcohet ndaj euros dhe dollarit

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Monedha evropiane euroja dhe dollari amerikan humbën pikë në kursin e këmbimit me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 100.32 lekë, duke shënuar një rënie me 0.05 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkohë, dollari amerikan u këmbye sot me 92.91 lekë duke humbur 0.35 pikë në kursin e këmbimit me lekun.
Një euro e dobët ndikon negativisht në sektorët eksportues të ekonomisë, sepse ul të ardhurat e tyre të shprehura në monedhën vendase, duke ushtruar trysni mbi marzhet e fitimit dhe mbi konkurrueshmërinë. Ndërkohë, dobësimi i euros favorizon kredimarrësit që kanë marrë hua në monedhë të huaj.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 92.91 | -0.35 | |
| Euro | EUR | 100.32 | -0.05 | |
| Poundi Britanik | GBP | 118.44 | +0.02 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 103.18 | -0.09 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 57.61 | -0.01 | |
| Dollari Australian | AUD | 62.42 | +0.16 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 68.19 | 0.00 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.84 | +0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.80 | +0.04 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.45 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 124.14 | -0.46 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 219006.75 | +404.38 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2823.15 | +20.15 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.78 | -0.04 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.74 | -0.02 | |
| Lira Turke | TRY | 2.87 | +0.01 | |