Leku forcohet ndaj euros, humb terren ndaj dollarit amerikan

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku forcoi pozitat në raport me euron ndërsa humbi terren ndaj dollarit amerikan, krahasuar me fundjavën.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet me 100.29 lekë ose 0.09 lekë më pak se një ditë më parë dhe monedha e gjelbër amerikane fitoi terren me 1.13 lekë e këmbehet me 93.27 lekë.
Monedha britanike këmbehet me 118.49 lekë ose 0.61 lekë më shumë, ndërsa franga zvicerane u ngjit me 0.36 lekë dhe këmbehet me 104.03 lekë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 93.27 | +1.13 | |
| Euro | EUR | 100.29 | -0.09 | |
| Poundi Britanik | GBP | 118.49 | +0.61 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.03 | +0.36 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 59.48 | +0.20 | |
| Dollari Australian | AUD | 61.46 | +0.07 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 67.71 | +0.35 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.83 | -0.06 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.69 | -0.05 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.44 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 124.62 | +1.51 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 214166.57 | -1,457.62 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2768.17 | -47.52 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.87 | +0.15 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.84 | +0.13 | |
| Lira Turke | TRY | 2.87 | +0.01 | |