E Enjte, 5 Nëntor 2026

Trend pozitiv i përdorimit të mjeteve elektrike

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Statistikat e këtij viti tregojnë një trend pozitiv të përdorimit të mjeteve elektrike në vendin tonë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri të ditur sot se gjatë periudhës janar-maj janë 1 068 mjete elektrike të regjistruara.

Krahasuar me 5-mujorin e 2023-shit vërehet një rritje me 81 % e numrit të mjeteve elektrike të regjistruara.

Në total në vendin tonë janë të regjistruara 4 369 mjete elektrike.

Ndërkohë janë të regjistruara për periudhën 5-mujore 2 119 mjete hibride, të cilat kombinojnë një motor me djegie të brendshme me një motor elektrik për të përmirësuar efikasitetin e karburantit. Në total numri i mjeteve hibride dhe elektrike për 5-mujorin arriti në 9159.

DPSHTRR llogarit që falë përdorimit të mjeteve elektrike dhe hibride është emetuar 1 409 760 kg karbon më pak në vit.

Ndërkohë theksohet se 66.5 % e autoveturave të regjistruara gjatë janar-maj 2024 janë Euro 5 e sipër, si dhe është vërejtur një ulje me 30% e regjistrimit të mjeteve të kategorisë Euro 4 krahasuar me janar-maj 2023.

1 nga 6

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›