E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëndë shpërthyese në shtëpinë e George Soros

Policia e New York thotë se ka realizuar një shpërthim të kontrolluar të një letre që dyshohej se kishte lëndë plasëse, në shtëpinë e miliarderit George Soros.

Pako u zbulua në kutinë postare nga një punonjës i zotit Soros i cili njoftoi menjëherë autoritetet para se të çonte në një pyll aty pranë. Incidenti i ndodhur të hënën pasdite po hetohet nga FBI.

Soros është bërë së fundmi objekt i shpeshtë kritikash nga grupime të të djathtës për shkak të mbështetjes së tij për kauza liberale në Perëndim. Sipas raportimeve të ndryshme, në momentin e gjetjes së pakos në rezidencën e tij në Bedford, Westchester, ai nuk ishte i pranishëm.

Kush është Soros?

Biznesmeni 88-vjeçar hungarez-amerikan e ka ngritur pasurinë e tij përmes operacioneve mendjemprehta por të rrezikshme financiare. Ai ka shpenzuar miliarda nga pasuria e tij për të financuar projekte të të drejtave të njeriut dhe liberale në të gjithë botën dhe gjithmonë ka qenë donator i madh i Partisë Demokratike në SHBA. Në të shkuarën ka mbështetur fushatat presidenciale të Barack Obama dhe Hillary Clinton dhe e ka etiketuar Presidentin amerikan Donald Trump “mashtrues”.

Mbështetës të teorive konspirative në SHBA e kanë akuzuar zotin Soros se qëndron pas një serie ngjarjesh politike në SHBA dhe botë. Ai akuzohet se ka rekrutuar persona për të marrë pjesë në marshimin e “Grave kundër Trump” e madje edhe organizimin e ngjarjeve të dhunshme në Charlottesville për të cënuar reputacionin e të djathtës në Shtetet e Bashkuara. Edhe në arenën ndërkombëtare ai është kritikuar nga nacionalistët dhe populistët të cilët e etiketojnë si mjeshtër i manipulimit të demokracisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Ministri saudit mbi vrasjen e gazetarit: “Një gabim i tmerrshëm”

Ura 20 miliardë $, mrekulli kineze mbi det

Vrasja e gazetarit amerikan në Stamboll, vjen konfirmimi i autoriteteve saudite

Terroristë në Parajsë: Si u bënë Maldivet një prej eksportuesve më të mëdhenj të ISIS?

Kinezët duan të ndërtojnë një hënë artificiale!

136 vjet për të marrë një leje ndërtimi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›