Lëndime të rënda në një aksident në Raushiq

Në fshatin Raushiq ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave. Nga ky aksident përpos dëmeve materiale që janë shkaktuar në të dy veturat, ka edhe të lënduar.
Deri të aksidenti ka ardh pasi që vetura Opel Vectra me targa vendore që vinte nga drejtimi i Deçanit për Pejë, më të arritur në fshatin Raushiq për shkaqe ende të pa njohura kalon nga krahu i djathtë në të majtë dhe mu aty godet veturën VW Golf po ashtu me targa vendore, që shkonte nga Peja në drejtim të Deçanit.
Përpos vozitësve në këtë aksident lëndime serioze merr edhe pasagjeri i veturës Opel Vectra, ku ky pas intervenimit në Spitalin Rajonal të Pejës dërgohet për tretman në QKU Prishtinë.
Rastit i është përgjigj Njësia e Trafikut Rrugor (Njësisë për hetime të aksidenteve) në kuadër të DRP Pejë, si dhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, që edhe janë duke hetuar rastin./Indeksonline/