Lëndimi i bërrylit, më i dhimbshmi

Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol thotë se lëndimi i fundit në bërryl ishte më i dhimbshmi që kishte pësuar ndonjëherë në karrierë.
Por, veterani i mbrojtjes siguron se ky fakt nuk do ta ndalë që të rikthehet edhe më i fortë në fushë.
“Jam i nderuar që do të rikthehem dhe i lumtur që po fitojmë. Lëndimi në bërryl ishte eksperienca më e keqe nga lëndimet që kisha pësuar. Ishte më i dhimbshmi. Nuk e kisha menduar se do të ishte aq keq. E vetmja përparësi e lëndimit të dorës është se mund t’i nisësh stërvitjet fizike më herët. Më duhet ta rikthej formën”, deklaroi Puyol.